IKSHPK bën thirrje për kujdes në ushqim, fton të ndiqen "5 çelësat e sigurisë"
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka bërë thirrje për kujdes me sigurinë e ushqimit gjatë kësaj kohe kur temperaturat janë të larta.
Përmes një komunikate për media, IKShPK ka thënë se është e rëndësishme që të bëhet kujdes me ushqimin e konsumuar.
“Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.” – thuhet tutje.
Po ashtu, IKSHPK ka kërkuar që të ndiqen pesë çelësat për ushqim të sigurtë, të cilët mund t’i gjeni më poshtë: