IKShPK apel qytetarëve për kujdes gjatë temperaturave të larta - NACIONALE

IKShPK apel qytetarëve për kujdes gjatë temperaturave të larta

1 orë më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre gjatë periudhave me temperatura të larta.

Në rekomandimet e publikuara, IKShPK këshillon qytetarët që të pinë ujë shpesh, të konsumojnë ushqime të lehta dhe të freskëta, si dhe të shmangin pijet alkoolike dhe ato me përmbajtje të lartë sheqeri.

Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet të veshin rroba të lehta dhe të freskohen rregullisht me ujë, për të shmangur dehidratimin dhe problemet shëndetësore që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta.

Lajme të ngjashme