IKP suspendon një polic pas incidentit në parkingun e një qendre tregtare - NACIONALE

IKP suspendon një polic pas incidentit në parkingun e një qendre tregtare

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një polic është suspenduar pas një incidenti në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet, ku ishin të përfshirë një kapiten policie jashtë detyrës dhe dy qytetarë, njëri i mitur.

Sipas IPK-së, incidenti dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshjeje për parkingun, ndërsa personat u shoqëruan në Stacionin Policor në Graçanicë.

Njëri prej qytetarëve pretendoi se ndaj tij ishte përdorur forcë nga një zyrtar policor. Hetimet po zhvillohen në koordinim me prokurorin, ndërsa polici i dyshuar po hetohet për “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga organet kompetente gjithashtu.

Lajme të ngjashme