Ikja e mjekëve, Mirena: Ata që studiojnë në universitete publike të mos lejohen të largohen nga Kosova - NACIONALE

Ikja e mjekëve, Mirena: Ata që studiojnë në universitete publike të mos lejohen të largohen nga Kosova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës duhet të marrë mësim nga ajo e Shqipërisë, e cila ua ndalon të largohen nga vendi studentët që kanë përfunduar studimet në sektorin publik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se një vendim të tillë duhet ta marrë edhe Kosovës,

Sipas tij, studimet në Kosovë janë gati falas.

Studentet e mjekesise ne Shqiperi paskan protestu para Ministrise se Arsimit kunder nje vendimi te qeverise qe i detyron ata te punojne disa vite ne Shqiperi pas diplomimit, ne te kunderten duhet te paguajne tarifen e shkollimit te tyre. Vendim shume i drejte i Qeverise Shqiptare. Njesoj do duhej te veproje edhe Kosova. Sipas nje perllogarie qe eshte ba nga Oda e Mjekeve te Kosoves mesatarisht vendit tone shkollimi i nje mjeku i kushton 200 mije Euro, e te cilet fill pas diplomimit Gjermania, dhe vendet tjera, i marrin te gatshem me zero investim ne ta. Kjo praktike do duhej te ndalohej, dhe jo vetem per mjeket, por per te gjithe ata qe studiojne ne universitete publike, meqe studimet jane falas, me do shuma qesharake qe paguhen per semester...”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme