“Ikin profesorët, mjekët…”: Aleanca kosovare e bizneseve e quan problem kombëtar largimin e punëtorëve
Aleanca kosovare e biznese (AKB) ka publikuar një komunikatë në profilin e saj në Facebook, ku ka alarmuar për ikjen e punëtorëve.
Sipas kësaj aleance, ikja e trurit nga Kosova është problem kombëtar.
“Ikja e trurit nga Kosova problem kombëtar. Liberalizimi ka ndodhur dhe sjellë shumë avantazhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve në BE, por ikja e trurit të Kosovës është problem kombëtar, e kjo ka ndodhë dje, sot dhe nesër do të vazhdojë. Ik profesori, inxhinieri, mjeku, infermieri, ik polici e ushtari, ik punëtori e jo punëtori. Sipas statistikave të AKB-ës në periudhën 2020-2023 kanë ikur rreth 10 mijë profesionist” – shkruhet aty.