IKD: Koha po skadon për 166 milionë eurot e Planit të Rritjes - NACIONALE

IKD: Koha po skadon për 166 milionë eurot e Planit të Rritjes

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kosova rrezikon të humbë deri në 166 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse deri në fund të vitit nuk krijohen institucione funksionale dhe legjitime.

Në një intervistë për për Ekonomia Online, Hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi Naim Jakaj, tha se mungesa e Kuvendit dhe një qeverie funksionale pengon përmbushjen e kushteve të BE-së, të cilat përfshijnë miratimin e projektligjeve, strategjive dhe funksionalizimin e institucioneve të caktuara.

Sipas tij, Kosova tashmë ka humbur mbi 50 milionë euro deri në fund të qershorit, ndërsa për pjesën tjetër të vitit “rrezikojmë që të mos i marrim të gjitha ato prej 166 milionë euro nga plani i rritjes”.

“E dimë që deri në fund të muajit qershor ne i humbëm më shumë se 50 milionë euro, në ndërkohë për periudhën qershor deri në fund të muajit të dhjetorit rrezikojmë që të mos i marrim të gjitha ato prej 166 milionë euro nga plani i rritjes", ka deklaruar ai ndër tjera.

Jakaj kujtoi se fondet ende mund të sigurohen nëse Kuvendi konstituohet shpejt dhe qeveria miraton brenda afateve masat e kërkuara.

Lajme të ngjashme