IHK njofton: Shumica e lumenjve kanë pësuar ngritje, disa dolën nga shtrati - NACIONALE

IHK njofton: Shumica e lumenjve kanë pësuar ngritje, disa dolën nga shtrati

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se shumica lumenjve kanë pasur ngritje, ndërsa disa prej tyre kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje.

Sipas IHMK-së, aktualisht shumica e lumenjve janë në rënie të lehtë, përveç Drinit të Bardhë, Sitnicës, Moravës, Binçës dhe Lepencit, të cilët kanë ngritje të lehtë.

“Shumica e lumenjve në Kosovë gjatë dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje. Aktualisht shumica janë në rënie të lehtë, pos Drinit Bardhë, Sitnicës, Moravës e Binçës, Lepencit, që kanë ngritje të lehtë”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të ngjashme