Ideja e Ramës për “shtetin bektashi”, Feraj: Baba Mondi s’mund të bëhet papë, sepse është gjysh - NACIONALE

Ideja e Ramës për “shtetin bektashi”, Feraj: Baba Mondi s’mund të bëhet papë, sepse është gjysh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka komentuar idenë e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e një “shteti sovran bektashi” në Tiranë.

Feraj ka ironizuar, duke shkruar se baba Mondi, udhëheqës i bektashive, nuk mund të bëhet papë, “sepse është gjysh”.

Tutje, ai ka vlerësuar se “shteti bektashi” është “një mënyrë ngashnjyese me e përzënë bektashizmin nga punët e brendshme të Shqipërisë”.

“Më vjen keq por baba Edimondi nuk mund tê bëhet "papë" sepse është... gjysh 😄

Madje kryegjysh!” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme