“Ich liebe dich, Albin”, kandidati i VV-së për asamblist bëhet horë: Nga ura e Ibrit kërkon që Mitrovica të quhet Albin Kurti
Kandidati i VV-së për këshilltar të Kuvendit Komunal në Istog, Avdyl Ferataj, është bërë viral në rrjete sociale.
Para disa dite, ai ka shkuar te ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ku ka prezantuar kërkesën e çuditshme të tij.
Përmes një video të publikuar në “Facebook”, ai ka kërkuar që qyteti i Mitrovicës të quhet Albin Kurti.
Në adresimin e tij ai pothuajse secilën fjali e thotë në mënyrë të gabuar.
“Mitrovicën i duhet një emër të ri. Kjo Mitrovicë duhet të quhet Mitrovica e Albin Kurtit”, ka thënë ai.
Pas shumë fjalëve lavdëruese për idhullin e tij, në fund të videos, ai i drejtohet Kurtit edhe në gjuhen gjermane, duke i thënë se dashuron.
“Respekt për Albin Kurtin. Albin Kurti zoti të ruajt. Të dua shumë. Ich liebe dich”, ka thënë ai, duke e bërë shqiponjën me duar.
Në profilin “Firma Ferataj” në Facebook”, ku kandidati i VV-së e zhvillon fushatën, ai ka postuar edhe video tjera nga veriu i Mitrovicës.
Avdyl Ferataj, i cili në listën e VV-së për këshilltar komunal në Istog e mban numrin 19, është nga diaspora.
Ai prej disa vitesh jeton dhe vepron në Gjermani.