Ibri përmbyt vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë, reagon pronari i kompanisë që e ndërtonte urën: Ky është t krim
Lumi Ibër mbrëmë e ka përmbytur vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë.
Një video që e ka siguruar gazeta Nacionale shihet që pjesa më e madhe e punishtes është përmbytur tërësisht nga uji.
Ndaj këtij rasti ka reaguar pronari i “Edi Company”, Jahir Nimani, kompania e të cilit ka qenë duke kryer punët në ndërtimin e kësaj ure.
Duke treguar dëmet që ia janë shkaktuar, ai ka thënë se një gjë e tillë është krim.
“Ky është krim dhe xhelozi ndaj punës që po bëhet për të mirën e popullit dhe të shtetit të Kosovës. Ky është krim shumë i madh. Krejt punishten e ka marrë komplet uji. Pikërisht një qëllim i caktuar që e ka lëshuar dorë e njeriut. Duhet me i bë thirrje edhe policisë edhe prokurorisë që ta hetojë rastin”, ka thënë ai, sipas një videoje të postuar nga "Jepi Zë".