Ibrahimi: Rama i ka nisur reformat në Prishtinë duke mos u ndikuar nga masat
Analisti Ilir Ibrahimi ka shkruar në lidhje me veprimet qeverisëse që po i ndërmerr kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Rama, po kritikohet shumë, për disa nga vendimet që po i merr.
Por, sipas Ibrahimit reformat asnjëherë nuk janë popullore, dhe Ramën duhet përgëzuar që nuk po ndikohet nga sentimenti momental i votuesve.
Përndryshe, sipas Ibrahimit, mungesa e reformave në sektorë të tjerë në Kosovë, ka ardhur sidomos si pasojë e asaj që udhëheqësit kanë qeverisur duke u diktuar nga masat.
Statusi i plotë i Ibrahimit:
Pa u futur në analiza pro&cons të vendimeve të Perparim Ramës, ai duhet përgëzuar për një gjë: ka filluar qeverisjen pa ndikime nga sentimenti momental i votuesve.
Dihet mirëfilli se reformat asnjëherë nuk janë popullore te masat, sidomos në fillim.
Deri tash kemi pasur udhëheqës që kanë qeverisur bazuar në sondazhe, madje edhe asi të llojit të Facebook. Prandaj nuk kemi parë reforma të mirëfillta as në shëndetsi, as në arsim, as në urbanizëm e në asnjë fushë tjetër.
Nëse për çdo gjë do të ishin pyetur masat, sot ende do të ishim duke kalëruar, do të thoshte i madhi Henry Ford.