Ibrahimi: Nëse kalon Zajednica, Kurti duhet të mendojë një emër tjetër për partinë e tij
Opinionisti, Ilir Ibrahimi ka folur për kërkesat e ndërkombëtarëve ndaj kryeministrit, Albin Kurti, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas Ibrahimit, nëse i kërkohet Kurti formimi i ‘Zajednicës’, është njejtë si të kërkosh që t’ia ndërrojë emrin partisë – Vetëendosjes.
Më tej, Ibrahimi thekson se nëse kalon Asociacioni, atëherë Kurti duhet të mendojë për një emër të ri për partinë, pasi kauza politike është ndërtuar mbi kundërshtimet ndaj Asociacionin.
Shkrimi i plotë i z. Ibrahimi:
Ti kërkosh Albin Kurtit sot ta pranojë "Zajednicën" është sikur ti kërkosh atij të ja ndërrojë emrin Vetëvendosjes.
"Zajednica nuk kalon" është sllogani mbi të cilin ky subjekt e ka ndërtuar një kauzë politike e cila kontribuoj në arritjen e rezultatit të pashembullt zgjedhor.
Prandaj "Zajednica nuk kalon" është ajo që e definon këtë subjekt.
E nëse kalon, atëherë ndoshta duhet filluar të mendojet për një emër të ri të subjektit politik.
P.S. personalisht mendoj se Associacioni është një kancer në funksionimin e shtetit të Kosovës.