Ia përmendi 100 euro Jasharajt, Basha i VV-së mori mijëra euro për shpenzime të karburanteve - NACIONALE

Ia përmendi 100 euro Jasharajt, Basha i VV-së mori mijëra euro për shpenzime të karburanteve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha pati një përplasje sot pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Basha me një ton shumë të lartë dhe me çasje arrogante iu drejtua Jasharajt me fjalët “Po i mban fëmijët peng për 100 euro”.

Por, kur jemi tek para deputeti Basha ishte një ndër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që kishe kaluar shumën e 1 mijë eurove për shpenzimet e udhëtimit.

Ai nga buxheti i shtetit i ka marrë hiç më pak se 1 mijë e 260 euro për periudhën janar dhjetor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme