i VV: Reciprociteti e fuqizon Kosovën - NACIONALE

i VV: Reciprociteti e fuqizon Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka komentuar për KosovaPress pozicionin e reciprocitetit të mbrojtur nga partia e tij. Sipas tij, ky pozicion e fuqizon Kosovën në çdo aspekt, veçanërisht në tryezën e bisedimeve.

Padyshim sepse siç e kemi thënë vazhdimisht, e kanë thënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, presidenti amerikan dhe pastaj edhe kancelari gjerman, që marrëveshja me Serbinë do të ketë në qendër njohjen. Njohja nuk ka vetëm kuptimin e strukturës së marrëveshjes, njohja në qendër është princip rreth së cilës do të trajtohen të gjitha çështjet mes palëve. Parimi i reciprocitetit është edhe kontribut në këtë drejtim sepse Kosova duhet të trajtohet si palë e barabartë dhe jo si çështje siç është trajtuar në të shkuarën. Por në anën tjetër, pavarësisht raporteve apo relacionin në dialog, Kosova nuk mund të vepronte ndryshe përveçse me mbrojtur rendin e saj kushtetues dhe ligjor”, deklaroi ai me këtë rast.

Lajme të ngjashme