I tha “hajne” Fitore Pacollit, raportohet se është arrestuar veterani i UÇK-së - NACIONALE

I tha “hajne” Fitore Pacollit, raportohet se është arrestuar veterani i UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa pamje të publikuara më herët nëpër rrjete sociale treguan një veteran të UÇK-së, duke iu afruar te tavolina në një kafene deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dhe duke i kërkuar që t’ia paguajë faturën në shenjë proteste.

Kjo pas raportimeve për shumat e mëdha të parave që familjarë të Pacollit kanë përfituar nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë, tashmë raportohet se Pllashniku është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas “Klan Kosova”, kjo është konfirmuar nga vajza e veteranit Agim Pllashniku.

I njëjti, raportohet se është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme