I quajti kafshë votuesit e Ganimete Musliut, këngëtari Rrusta fshin komentin
Kritikat e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu nga disa u duartrokitën, por pati persona të tjerë, kryesisht aktivistë e përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, që s’e pelqyen, e madje edhe persona që nuk u kursyen nga ofendimet.
Nacionale më herët raportoi se një qytetar me emrin Florent Rizvanolli, e quajti “kafshë” deputeten Musliu.
“Mos kofsha n’lëkurë të atij rojes të cilit i ka ikë Ganja prej kopshtit zoologjik”, ka shkruar Rizvanolli në profilin e tij në “Facebook”.
Nën këtë postim, ka komentuar edhe këngëtari Ardian Rrusta, duke fyer edhe ata që e kanë votuar deputeten në fjalë, e cila vlen të theksohet, se votohet masivisht në rajonin e Drenicë.s
“Ty e kqyr ket skeq të piqkinDimes, pi paramendoj qfarë kafsh jon ata që ja kan jep kësaj votën”, ka komentuar këngëtari Rrusta.

Megjithatë, komenti nuk figuron më në rrjetin social Facebook, pasi që duket se i njëjti është fshirë nga Rrusta, pas reagimeve të shumta.
Kritika e Musliut për Kurtin
Debati për dialogun në seancën e të hënës ka sjell një përplasje të fort në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Debati është nxitur kur Kurti përmendi emrin e Musliut si deputete që më herët e ka votuar miratimin e Asociacionit në Kuvend.
Më pas, deputetja e PDK-së ka replikua me kryeministrin, duke e emituar dhe duke ia rikujtuar me audio-inxhizim deklaratat e Kurtit kundër dialogut.
“Kur vijshe e i çojshe krahët si shqiponjë e bojshe ‘po mbani seanca natën’, ‘po tutni prej popullit’, ‘prej kujt po ikni’. Çka po bën sot Albin? Dreqi t’hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hongër. Asnjë qershi s’do me e lanë”, ka thënë Musliu.
