I publikoi videon një vajze pa lejen e saj, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

I publikoi videon një vajze pa lejen e saj, arrestohet i dyshuari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar për fotografim dhe incizim të pautorizuar.

Në raportin 24-orësh, policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka publikuar një video të një viktime femër kosovare pa lejën e saj.

“FOTOGRAFIMI DHE INCIZIMET TJERA TË PAAUTORIZUARA

Rr. Haxhi Zeka, Prizren /09.02.2024. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte publikuar video të viktimës femër kosovare pa lejen e saj. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – shkruhet aty.

Lajme të ngjashme