I plagosuri në Breg të Diellit ende në gjendje kome, autorët ende në arrati
Harbin Vitija, i njohur me nofkën "Plaku", vazhdon të mbetet në gjendje kritike në QKUK pas sulmit me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit, raportoi Sinjali.
Mjekët e Klinikës Intensive njoftojnë se pacienti është i intubuar dhe i varur nga aparaturat për funksionet jetësore.
"Pacienti vazhdon të jetë në trajtim intensiv dhe i lidhur me aparaturat mjekësore. Gjendja mbetet kritike", ka deklaruar Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv në QKUK.
Sulmi u krye nga persona të maskuar javën e kaluar. Autorët e dyshuar mbeten ende në arrati, ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon hetimet.