I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë dërgohet me urgjencë në QKUK
Një incident me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Mitrovicë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person i moshës 36-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu, i cili specifikoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50. Sipas tij, pacienti ka një plagë hyrëse-dalëse në këmbë.
“Rreth orës 13:50, një person (1990) është plagosur me armë, plaga hyrëse/dalëse në këmbë”, tha Fazliu.
“Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë!”, ka thënë ai për Klan Kosova.