“I nderuar, natën e mirë”: Halil Matoshi e përshëndet analistin Blerim Gashi qysh në fillim të emisionit
Analisti Halil Matoshi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisë Kurti pas zhvillimeve të sotme.
Ai ka ironizuar me analistin tjetër pro-qeverisë, Blerim Gashit, duke i thënë “Z.Gashi, natën e mirë”.
“E kanë sha Amerikën, e kanë sha BE-në. Ku shkon Kosova me këtë logjikë jodiplomatike, të poshtër e fatale. Me dhimbje e them, nëse e dini çka është dhimbja e njerëzve që kanë vuajtur për këtë liri, e po duket se nuk po e dinë, problemi është që me dhimbje e shoh që Kosova e suspendoi veten për shkak të një hapi. Mund ta rrëzonte Gjykata Kushtetuese, dhe janë gjasat ideale që me rrëzu. Kurti shkon në zgjedhje, asnjë detyrë s’e ka kry, asnjë zgjidhje nuk e ka propozu se s’kanë ide politike, mendojnë që me operacione policore kryhen këto. Z.Gashi, natën e mirë”, tha Halil Matoshi në Kanal10.