I mlodhën 1.5 milion euro për bamirësi, Komuna e Lipjanit nderon aktivistët
Dy aktivistë nga Lipjani, Granit Duriqi dhe Ymer Troshupa, të cilët janë angazhuar vazhdimisht në ndihmë për rastet në nevoj, janë nderuar me mirënjohje nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Granit Duriqi, njëri nga aktivistët të cilit i është ndarë mirënjohja komunale, e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Gjatë rrugëtimit tonë ishim në rrethana të ndryshme, emocion, dhimbje, lot, e shumëçka tjetër, por çdo sakrificë të rrugëtimit gjithmonë e kurorëzuam me lot gëzimi. Momentet emocionale që kanë hy thellë në zemrat tona, janë edhe lutjet e familjarëve dhe bamirësve pas çdo përfundimi të aksionit’,ka shkruar Duriqi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se këtë mirënjohje e ndanë me popullin
“Ata a bëmë madhështoren, ne ishim të gatshëm të i përgjigjemi çdo familjes në nevojë, ju ishit përkrahja e çdo aksioni ku gjithmonë kemi dalë faqebardhë. Për hir të korrektësisë, gjatë kësaj periudhe vlera e përafërt që populli ynë, duke përfshirë me theks të veçantë Diasporën, i ka dhënë rreth 1,500,000 euro (Një milion e pesëqind mijë euro)”, ka thënë aktivisti.