I lëshon ashensori, lëndohen katër persona në Prizren - NACIONALE

I lëshon ashensori, lëndohen katër persona në Prizren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona, prej tyre 2 femra dhe 2 meshkuj, janë lënduar në Prizren, teksa ashensori i ka lëshuar, nga kati i parë në podrum.

Kjo ndodhi dje në ora 20:26, derisa 4 personat ishin duke lëvizur me ashensor, për në banesen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Prizren 24.10.2022 – 20:26. Viktimat (dy meshkuj dhe dy femra) kosovar-e kanë njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me ashensor për në banesat e tyre papritmas ashensori ka lëvizur nga kati 1 deri në podrumin e banesës me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të së cilit është hapur rasti.”

Lajme të ngjashme