I kapen armë dhe marihuan, arrestohet një person në Matiqan - NACIONALE

I kapen armë dhe marihuan, arrestohet një person në Matiqan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një sasi droge e llojit marihuanë, armë e fishekë – iu gjetën një personi në Matiqan, i cili edhe u arrestu.

Kështu njoftohet në raportin njëzet e katër orësh të policisë së Kosovës.

“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Matiqan, Prishtinë /14.12.2024-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Dy armë zjarri ( revole) me 19 copë fishek, 1503.3 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 2 peshore digjitale, 50 copë fishekë me gas dhe 1695 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin është në kërkim policor edhe një i dyshuar mashkull kosovar.”

Lajme të ngjashme