I jepet lamtumira e fundit Bujar Bukoshit
Me ceremoni shtetërore, i është dhënë lamtumira e fundit ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.
Varrimi u krye në Velani të Prishtinës.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti e cilësoi Bukoshin si kryeministër të jashtëzakonshëm.
“Bujari ishte në Kosovë edhe nëse nuk ishte në Kosovë. Ishte kryeministër i jashtëzakonshëm, sepse kohërat ishin të tilla, sepse edhe personaliteti ishte i tillë. Ishte kryeministër i një populli pa ushtri, por me mijëra vullnetarë të gatshëm për luftën çlirimtare. Doktor Bujari ka lënë mbresat më të mira popullit të Kosovës edhe me shërbimin e tij si mjek, por edhe si udhëheqës, si kryeministër”, tha ai.