I gjithë kolektivi i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë pro vazhdimit të grevës - NACIONALE

I gjithë kolektivi i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë pro vazhdimit të grevës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë ka vendosur unanimisht pro vazhdimit të grevës në arsim.

Kolektivi i kësaj shkolle ka votuar për vazhdimin e kësaj greve deri në marrëveshje me Qeverinë. Kështu kanë berë të ditur nga kjo shkollë përmes një njoftimi në Facebook.

Nga ky gjimnaz thonë se janë të “revoltuar” me gjuhën e përdorur nga qeveria kundrejtë figures së mësuesit.

“Unanimisht, i gjithë kolektivi i shkollës sonë janë pro vazhdimit të grevës deri në marrrveshje me Qeverinë (edhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut) dhe janë shumë të revoltuar me fjalorin e përdorur për diskriminimin e personalitetit të mësuesit”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme