“I erdhi dita”: Opozita shqiptare në Maqedoni e “kopjon” parullën e VV-së
Tash është zyrtarisht e konfirmuar që opozita shqiptare në Maqedoni të Veriut ka përkrahjen e VV-së e të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Afërsia e madhe mes këtyre dy subjekteve, ka shtyrë që opozita shqiptare të kopjojë parullat e VV-së.
Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, ka kopjuar parullën e VV-së gjatë fushatë së vitit 2019.
Në një video të publikuar në lidhje me stadiumin e Tetovës, Kasami ka shkruar “I erdhi dita”.