I dyshuari në aferën me rezervat shtetërore i futet garës për Drejtor të Përgjithshëm në MINT
Drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane në MINT, Irfan Lipovica, i cili është i dyshuar në rastin e keqpërdorimit me rezerva shtetërore, ia ka mësyrë një pozite më të lart në këtë ministri.
Ai po synon të marrë pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në MINT.
Albanien Post ka siguria dokumentin i cili tregon se Irfan Lipovica i ka plotësuar kushtet e kërkuar në konkurs.
Përveç Lipovices, në listë të ngushtë është edhe Zef Dedaj.
Personat në fjalë tani pritet të iu nënshtrohen testimeve tw mëtejshme.
Në dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në gusht të vitit të kaluar, Irfan Lipovica se bashku me zyrtarin tjetër Hafiz Garën dhe afaristin Ridvan Muharremi ishin arrestuar.