I bie lisi teksa po prente drunj, vdes 39-vjeçari
Një 39-vjeçar ka ndërruar jetë pasi i ra një lis mbi kokë teksa po prente drunj.
Këtë për Nacionalen e konfirmoi Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
Ndër të tjerash ai tha se viktima së fundi për vendbanim kishte Kaçanikun.
"Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022 rreth ores 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë , në një moment një lis e ka zënë duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Nga lëndimet e marrura rreth ores 18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin..Me urdhër të prokurorit të shtetit kufoma do të dërgohet në IML.Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale", tha ndër të tjerash Hashani.
