I arrestuari në Serbi, arrin në Kosovë: Arianit Koci publikon pamjet
Mit’hat Llozhani i arrestuar e mbajtur në paraburgim në Serbi, është liruar.
Ai ka arritur në Kosovë, dhe pamjet i ka publikuar avokati Arianit Koci.
Postimi:
Fjalën e dhënë e mbaj. Gjithmonë. Sado që ka rrezik e peripeci.
Mit’hat Llozhani, i arrestuar në Serbi, sot është liruar dhe posa ka hy në Kosovë.
Ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë.
Më shumë informata do t’i japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim.
———
Ky mision ka qenë i vështirë. I rëndë.
E kreva.
Disa herë kam shku për këtë rast në Beograd.
A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi.
Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi.
I kultivoj vlerat patriotike dhe kombëtare duke i shërbyer qytetarit të Kosovës.
Edhe po: pa pagesë. Këto punë kryhen për ideal kombëtar.
———
24 orë pa gjumë. 24 orë në punë.
Ora 5 e mëngjesit.