I arrestuari në ministrinë e Liburn Aliut, publikohet dosja e prokurorisë ndaj Izedin Bytyqit - NACIONALE

I arrestuari në ministrinë e Liburn Aliut, publikohet dosja e prokurorisë ndaj Izedin Bytyqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta ‘Paparaci’ ka siguruar dosjen e prokurorisë ndaj tash të arrestuarit Izedin Bytyqit, Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Veprat për të cilat Bytyqi dyshohet janë tejkalim të kompetencave dhe përfitim i kundërligjshëm dhe presion ndja zyrtarëvë.

Ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e personit zyrtar, si Sekretar i Përgjithshëm, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, duke vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për Ujërat e Kosovës, ashtu që i pandehuri ka anashkaluar në tërësi raportin e grupit ministror, të cilin e ka formuar me vendimin 4203/2021, me qëllim të përllogaritjes së borxheve të Operatorëve Ekonomik, ambalazhuesve ndaj ARPL-së, sipas të cilit raport vlera e përgjithshme e borxheve të krijuara nga operatorët ekonomik është 19,297,447.67 euro, ndërsa i pandehuri pa bazë ligjore, si dhe pa e verifikuar gjendjen faktike, ka nxjerrë vendime të kundërligjshme për zvogëlimin e borxheve të disa operatorëve ekonomikë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër dhe shkaktimit të dëmit buxhetit të Kosovës”, thuhet në këtë dosje.

Me datë 31.08.2021, ka nxjerr vendimin financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Fruti”, të cilit për periudhën kohor prej vitit 2017 deri në muajin qershor 2021 i përcakton si detyrim financiar shumën prej 39,81 euro, ani pse ky operator ekonomik ka operuar si ambalazhues dhe përllogaritja e detyrimit për ujin e shfrytëzuar është dashur që t’i llogaritet për litër të shitur e jo për metër kub, pasi që kjo është në kundërshtim me udhëzimin administrativ”, thuhet në dosje.

Me datë 11.03.2022, ka nxjerr vendimin financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Frutex”, i cili si aktivitet ka prodhimin dhe ambalazhimin e lëngjeve freskuese, të cilit për periudhën kohore prej muajit korrik 2019 deri në dhjetor 2021, i përcakton si detyrim financiar shumën prej 127.40 euro”, thuhej më tej.

Lajme të ngjashme