I akuzuari për spiun të BIA-s deklarohet i pafajshëm para gjykatës
I akuzuari për spiun të BIA-s, Fatmir Sheholli, është deklaruar i pafajshëm për akuzën që i është ngritur.
Në seancën e parë gjyqësore ndaj tij, që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ai ka thënë se ndihet i pafajshëm.
Në aktakuzën ndaj tij, prokuroria pretendon se ai nga një datë e papërcaktuar deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga BIA, kishte vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të Bojan Dimiqit, të cilin aktakuza e identifikon si drejtor të Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar në BIA.