Hysri Selimi del para gjykatës, deklarohet i pafajshëm për spiunazh - NACIONALE

Hysri Selimi del para gjykatës, deklarohet i pafajshëm për spiunazh

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka filluar seanca fillestare ndaj Hysri Selimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin Special.

Selimi akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën penale të spiunazhit.

Ai ishte arrestuar më 6 maj 2025, nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë.

Në seancën fillestare, prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, e lexoi aktakuzën ndaj Selimit.

Pas kësaj, i pandehuri Selimi u deklarua i pafajshëm.

“Ndihem i pafajshëm”, tha ai para gjyqtarit Leon Perlaska.

Lajme të ngjashme