Hyseni uron LDK-në për 34-vejtorin e themelimit, ka një porosi për udhëheqjen e partisë - NACIONALE

Hyseni uron LDK-në për 34-vejtorin e themelimit, ka një porosi për udhëheqjen e partisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hysani, ka uruar këtë parti për 34-vjetorin e themelimit.

Ai ka thënë se LDK-ja duhet të mbetet parti për shtetin, si shtylla e mbrojtjes së tij.

Në këtë përvjetor, ai ka uruar që udhëheqja aktuale e LDK-së të mos rrëshqas jashtë postulateve kësaj partie.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e themeluesit të shtetit Ibrahim Rugovës i mbushi 34 vjet sot. LDK u themelua më 23 dhjetor 1989, me një mision të vetëm, për shtet, pavarësi, liri e demokraci. Ndërsa feston 34 vjet të punës së saj të pazëvendësuseshme për shtetin, LDK-ja duhet të mbetet parti për shtetin, si shtylla e mbrojtjes së tij. Ne këtë përvjetor, urojmë që udhëheqja aktuale e LDK-së të mos rrëshqas jasht postulateve fundamentale të kësaj partie, si parti për shtetin”, ka shkruar Hyseni.

Lajme të ngjashme