Hyseni: Tentimi i Kurtit për shtrembërimin e bisedës së tij me Jasharajn, fort i ulet - NACIONALE

Hyseni: Tentimi i Kurtit për shtrembërimin e bisedës së tij me Jasharajn, fort i ulet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për tentim të shtrembërimit të bisedës me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky tentim është fort i ulet.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Hysenit:

Rrahmani vella, Hekurani cka?

Tentimi i Kurtit per shtremberimin e kuptimit te bisedes se tij me Jasharajn eshte fort i ulet. Demek, po m'drejtohet me "vella" e ky eshte nocion fisnor, nje mbetje feudale, shenje prapambeturie. Ky eshte pastaj sfondi kulturor prej nga burojne problemet e Kosoves te lidhura me nepotizmin, korrupsionin etj. Vecse, "vellai", kur eshte i partise, atehere eshte meritokraci e shkuar saj. Aristokraci.

Jasharaj thote "vella" ashtu qysh ky term perdoret prej secili prej nesh: afersi, nje raport sinqeriteti, pa hile. Kqyreni pak ne anen tjeter Albinin e perndritur. Qysh athu e therret ai Hekuran Muratin? "Shok"? Mbase, vecse raporti i tij me Hekuranin vec miqesi t'vertete nuk ka. Eshte hipokrizi e shumefishte. Nje marredhenie reciproke shfrytezimi me natyre te pathene kontraktuale. Me shume gjera qe i mendojne per njeri-tjetrin e nuk i thone sepse ato i prishin pune biznesit. Kurti e din qe Murati nuk e ndan asnje bindje me te, por i duhet me ia mbajte llogarite dhe vellon e ekspertit te shkolluar. Murati e din po ashtu qe botekuptimet e shefit te tij nuk perkojne me te, por pozita e ministrit eshte gjithmone fitim i mire per syzet e ekspertit.

Apo ndoshta marredhenia eshte ajo e "kolegut". Prape dobet. "Kolegu" i bashkimit profesional megjithate nuk ndermjeteson asnje marredhenie barazie. Eshte thjesht rehati. Mbase Hekurani me syze te ekspertit keshtu e sheh. Keto syze qe kinse tu tentu me pa ma qarte, ne fakt ftohin gjithcka. Business as usual.

Lajme të ngjashme