Hyseni për zgjedhjen e Rilind Gërvallës në RTK: Baba nalt, barabat poshtë
Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka reaguar për zgjedhjen e Rilind Gërvallës në pozitën e drejtorit të RTK-së.
Në një postim në rrjete sociale, Hyseni ka shkruar se zgjedhja e tij në pozitën e drejtorit të televizionit, dëshmon kapjen e shtetit.
POSTIMI:
E pabesueshme!
Rilind Gërvalla drejtor i televizionit. Baba nalt, barabat poshtë. Jo që kem t'u pritë me na iluminu RTK-ja, po kjo tashmë tregon deri ku janë në gjendje me shku.
Fyerje e poshtrim ma t'madh s'ka mujt me pasë. Ju që monitoroni s'kisha pasë qef me iu ni t'u thanë që edhe këta po bahen si ata. Ky është rasti ma brutal i kapjes deri tash. Keni me i harru PDK, LDK e AAK.
Pa dije, pa integritet. Ky e plotëson veç një kriter: shkon përtej bindjes së verbër. Ky e nis ditën tu e shtru pyetjen qysh me iu hy n'qef...Kontrolli kërkon servila.