Hyseni ngushëllon familjen e 50-vjeçarit që humbi jetën sot në Gjilan - NACIONALE

Hyseni ngushëllon familjen e 50-vjeçarit që humbi jetën sot në Gjilan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pasi një qytetar i kësaj komune sot ka humbur jetën në një aksident zjarri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo ishte një tragjedi.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen e të ndjerit.

Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve. Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie. Shpresojmë që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!”, ka shkruar Hyseni.

Lajme të ngjashme