Hyseni kërkon shpërbërjen e Kuvendit në Gjilan - NACIONALE

Hyseni kërkon shpërbërjen e Kuvendit në Gjilan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka kërkuar nga ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi që të shpërbëhet Kuvendi Komunal i Gjilanit. Sipas tij, meqenëse buxheti nuk po mund të miratohet, dhe kanë kaluar të gjitha afatet ligjore, Kuvendi është jofunksional dhe duhet të shpërbëhet.

I nderuar Ministër, tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal” – thuhet aty.

Ndryshe, Hyseni i VV-së që është kryetar i Gjilanit kishte koalicion me PDK-në të cilin e prishën kohë më parë.

Lajme të ngjashme