Hyseni i VV-së: Grenell nuk i bën nder as Amerikës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, ka folur për ish-emisarin amerikan për dialogun, Richard Grenell, i njohur edhe si kritik i ashpër i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,
Hyseni ka thënë se Grenell nuk i bën nder as Amerikës.
Ai tha se është një mësim edhe për ne që duhet të mbështetemi te Amerika demokratike.
“Ka edhe amerikanë të tillë që nuk i bëjnë nder Amerikës, që e vuan edhe në situatë të rëndë edhe imazhin e Amerikës dhe mendoj që është një mësim edhe për ne që duhet të mbështetemi te Amerika demokratike, te Amerika progresiste dhe liridashëse, dhe kjo e ka bërë Amerikën të jetë Amerikë”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Richard Grenell përmes një postimi në Twitter e ka quajtur kryeministrin Kurti “fashist me përvojë”.
Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbië. Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Ai i ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.