Hyseni i VV-së e prish koalicionin: Qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund - NACIONALE

Hyseni i VV-së e prish koalicionin: Qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se ka prishur koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Tashmë kur po bëhen gati dy vite që nga bashkëqeverisja VV-PDK, Hyseni ka vendosur që t’i japë fund bashkëpunimit me këtë parti.

Ai ka thënë se mosvotimi i tri vendimeve janë shkaku i prishjes së koalicionit.

Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis. Pas dështimit të seancës për të tretën herë me rradhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund. Janë tri vendime, pas të cilave, të ngjashme presim të vijnë ende për votim, që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit. Vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë!”

Ne vazhdojmë të jemi të prerë në qëndrimet dhe parimet tona. Pavarësisht pengesave dhe barrierave të shumta nga shumë akterë, askush dhe asgjë nuk devijon misionin tonë.” – ka shkruar Hyseni në Facebook.

Lajme të ngjashme