Hyseni: Haki Abazi ishte një kredi e keqe, kontrata me VV-në mori fund
Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se marrëdhëniet Haki Abazi dhe Vetëvendosje ishin si një kerdi e keqe e cila mori fund.
Hyseni ka përmendur pse Kurti dhe Abazi “lidhën” kontratë, duke thënë se VV përfitonte nga ai qasje në disa media dhe mashtrohshin se Abazi do t’i hapte dyert e lobimit.
“Rënia dhe ngritja e Hakiut, megjithatë, flet shumë për partinë. VV është parti me fillim dhe fund te Albin Kurti.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Haki Abazi ishte një kredi e keqe, kontrata mori fund
Haki Abazi-VV ka qenë prej fillimit marrëdhënie e dyanshme interesi: kontratë. VV njëmend përfitonte qasje në disa media, por edhe mashtohej fort se me Hakiun, ish drejtor në Rockefeller, po i hapen dyert e lobimit nëpër qendrat e vendosjes; pala tjetër, (Hakiu) teksa kishte paketuar veten sikur kreditë e këqija, merrte si kundërvlerë pozitën e dytë në Qeveri. Fundi i kësaj kontrate është fundi i kësaj marrëdhënieje.
Rënia dhe ngritja e Hakiut, megjithatë, flet shumë për partinë. VV është parti me fillim dhe fund te Albin Kurti. Partitë në Kosovë përgjithësisht i karakterizon liderizmi, por rasti i VV-së është tjetër. Figura e Njëshit këtu nuk është veç mbyllje, është dhe greminë edhe shkretëtirë. Hendeku është i thellë edhe i gjatë. Nuk ka botë përtej tij. Nuk ka as ndryshe prej tij, as përtej tij.
