Hyseni: Brenda këtij viti besoj që stadium do të jetë i përmbyllur si projekt
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni në një intervistë për Radio Star Gjilan, është shprehur optimist se stadium i qytetit do të jetë i përmbyllur si projekt brenda këtij viti.
“Punimet po zhvillohen me intensitet të lartë. Kemi pasë probleme me kushtet atmosferike, në fund të vitit të kaluar, vërshimet e kanë vështirësuar. Por, nga ajo që kam pasë takime me punëkryerësit, fundi i qershorit ose korriku do të jetë, kur kryhen punimet e vrazhda. Mbrenda këtij vitit unë besoj që stadiumi, do të jetë i kryer si projket.” – tha ai.