Hyseni: “Argumentet” e Kurtit kundër Asociacionit së bashku me kushtet, janë qesharake
Ish-koordinatori për Dialog, Skender Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Osmani për qasjen e tyre ndaj Serbisë.
Sipas Hysenit, Kurti dhe Osmani “demostruan një paaftësi të mprehtë për të lexuar dhe kuptuar qartë urdhrat e mbështetësve kryesorë të Kosovës në botë”.
Tutje Hyseni i ka quajtur qesharake argumentet e Kurtit për Asociacionin. Sipas tij, kryeministri po mashtron opinionin vendas kur thotë se “Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar Asociacionin”.
"Argumentet” e Kurtit kundër asociacionit së bashku me kushtet, janë qesharake. Ai mashtron opinionin vendor kur thot që Gjykata Kushtetuese e ka hudhur poshtë Asociacionin. Kjo ështe gënjeshtër. Ai poashtu manipulon kur thot “asociacioni është një-etnik, sepse nuk është. Me vet faktin që thuhet “komunat me shumicë serbe” do të thotë që ne ato komuna ka edhe pjestarë të etnive tjera. Sipas logjikës së Kurtit edhe Kosova është monoetnike sepse është 92% shqiptare." - tha ai mes tjerash.