Hykolli i BSPK-së: Ne nuk zmbrapsemi, ndërprerja e grevës varet nga qeveria - NACIONALE

Hykolli i BSPK-së: Ne nuk zmbrapsemi, ndërprerja e grevës varet nga qeveria

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë folur rreth situatës me grava në Kosovë.

Hykolli i ka thënë Klan Kosovës se ata e kanë ndërmendë ta vazhdojnë grevëm e cila ka nisur tash e disa ditë.

Ai ka deklaruar se kjo mund të ndryshojë atëherë kur Qeveria e Kosovës do t’i përmbushë kërkesat e tyre.

“Kjo situatë varet krejt prej partnerit tonë social kur ai e hap dialogun social, kërkesat tona janë shumë të arsyeshme dhe janë shumë të lehta për t’i aprovuar”,ka thënë Hykolli.

Hykolli thekson se qeveria duhet të ulet dhe bisedojë me ata.

Unë detyrë e kam t’i mbrojë të drejtat e punonjëve të Kosovës dhe të mos tërhiqem për asnjë moment për këkesat tona”, tha ai.

Lajme të ngjashme