Humolli për hapjen e urës së Ibrit: Kurrë s'mund të besoj që kur Albin Kurti thotë bëhet diçka, të bëhet ashtu siç e thotë - NACIONALE

Humolli për hapjen e urës së Ibrit: Kurrë s'mund të besoj që kur Albin Kurti thotë bëhet diçka, të bëhet ashtu siç e thotë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i pavarur Fatmir Humolli është shprehur skeptik në lidhje me premtimet e kryeministrit Albin Kurti, veçanërisht për rihapjen e urës së Ibrit.

Humolli theksoi dyshimet e tij duke vënë në dukje zotimet e paplotësuara të së kaluarës, duke përfshirë zotimin e Kurtit për të përfunduar rrugën Prishtinë-Podujevë brenda një viti, një premtim që mbetet i paplotësuar.

“Unë në rradhë të parë, nuk mund kurrë të besoj që kur Albin Kurti thotë bëhet diçka të bëhet ashtu siç e thotë”, u shpreh ai.

“Për shembull në Komunën e Podujevës, kur është bërë fushata elektorale për zgjedhjen e kryetarit Shpejtim Bulliqit, para krejt qytetarëve ka thënë që atë vit do të kryhet rruga Prishtinë – Podujevë, dhe ende s’është kryer”, tha Humolli në “Info Magazinë” të Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme