Humolli i VV-së: Vetëvendosje po rrezikon stabilitetin e vendit - NACIONALE

Humolli i VV-së: Vetëvendosje po rrezikon stabilitetin e vendit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kritika për partinë në të cilën është edhe vet deputet, ka dhënë deputeti Fatmir Humolli.

Ai për gazetën Front Online, ka thënë se Vetëvendosje është duke e rrezikuar stabilitetin e vendit dhe po i humb shpresat e qytetarëve.

Vetëvendosja është duke i humbur shpresat tek populli dhe po e rrezikon stabilitetin e vendit, po e rrezikon në fazën kur Kosova është në proces të bisedimeve. Kosova është dashtë me qenë shumë stabile dhe shumë e qartë në atë çka po don dhe shumë e vendosur në krejt opinionin”, është shprehur Humolli.

Sipas tij, pothuajse të gjitha ministritë kanë mungesë të programit të qartë dhe kjo parti ka devijuar nga ajo që e ka proklamuar në fushatë zgjedhore.

“Nuk kanë ndërrua qasje për pushtet prej partive tjera politike. Ne e kemi pas rastin psh., Kuvendi i Kosovës e ka bërë Gjykatën Speciale pa i pyet qytetarët hiq dhe unë kam besu që Vetëvendosja do të jetë konform asaj që e ka thënë në publik gjatë fushatës dhe vendimet do të merren që t’u kthehen shpresat qytetarëve në shtetin tonë”, ka thënë ai.

I, pyetur se pas gjitha këtyre kritikave, a do të vazhdojë të jetë përsëri në Vetëvendosje, Humolli ka pasur një përgjigje.

Nëse hecim mbarë po, nëse do të jetë ashtu siç deklaruat s’do të jeni bashkë me ta? Jo, deri tash është në kundërshtim me krejt atë që e kemi pas gjatë fushatës elektorale dhe nuk ka dallim asgjë prej partive tjera”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme