Humolli: Albin Kurti e ka mashtru popullin, e ka mashtru votuesin
Fatmir Humolli, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tani si deputet i pavarur, ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke e quajtur "mashtrues".
Në një intervistë për emisionin "Pressing" në T7, Humolli akuzoi se Kurti ka mashtruar popullin dhe votuesit e tij. Ai gjithashtu theksoi se amerikanët nuk e mbështesin "mashtruesin" dhe kanë pasur pritje të tjera për Kurtin.
“Albin Kurti e ka mashtru popullin, e ka mashtru votuesin. Amerikanët nuk munden me qenë me mashtrues. A ka qenë veç një ndërmjetës, pastaj bënin të gjitha. Sepse besuan që Albini ka me respektu popullin e vet, ky kur nuk e respektoj i vendosi në pozitë të keqe”, deklaroi ai.