Humb jetën një person në plazhin e Sarandës - NACIONALE

Humb jetën një person në plazhin e Sarandës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i dytë që një shtetas italian humb jetën në Sarandë këtë javë.

Më 17 gusht, një 33-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e qytetit, pasi kishte shkuar aty për ndihmë mjekësore. Edhe në atë rast, shkak i vdekjes dyshohet të jetë arresti kardiak.

Lajme të ngjashme