Humb jetën një person në Pejë, ishte lënduar me motosharrë duke prerë dru - NACIONALE

Humb jetën një person në Pejë, ishte lënduar me motosharrë duke prerë dru

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Jabllanicë e Madhe të Komunës së Pejës ka vdekur duke prerë dru.

Në njoftimin për medie, policia ka treguar se viktima ka humbur jetën pasi është lënduar me motosharrë.

“Ankuesi ka raportuar se babai i tij, viktima mashkull kosovar, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë.

Në raport thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutit e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të ngjashme