Humb jetën 21-vjeçari si pasojë e një aksidenti të rëndë në Klinë
Një aksident tragjik ka ndodhur në Klinë, ku ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka pësuar lëndime.
Sipas Sinjalit, viktima është 21-vjeçari Arianit Gashi nga fshati Përqevë i Klinës, ndëresa i lënduari është 19-vjeçari Egzon Gashi.
Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa personi i lënduar pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi.