Hulumtuesja e GLSP-së: Aktgjykimi i Kushtetueses do të ketë efekt juridik - NACIONALE

Hulumtuesja e GLSP-së: Aktgjykimi i Kushtetueses do të ketë efekt juridik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hulumtuesja e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Blerina Istrefi, ka bërë me dije se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë efekt juridik.

Ajo ka vlerësuar se nëse nuk bëhet marrëveshje politike për krijimin e institucioneve kemi të bëjmë me shkelje të aktgjykimit.

Sipas saj, aktgjykimi në fjalë do të shërbej edhe për rastet në të ardhmen.

“Është kuptueshme që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë efekt juridik. Nëse nuk arrihet një marrëveshje politike kemi të bëjmë me shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky aktgjykim do të shërbejë edhe për rastet në të ardhmen”, ka thënë Istrefi për RTV21.

Lajme të ngjashme